Plenkoviq pret që gjatë kryesimit kroat, Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është shumë me rëndësi për Kroacinë. Shpresoj se Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat me BE-në që para samitit të Zagrebit në maj. Këtë mbrëmë vonë e tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, gjatë takimit me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Kroacia ka rol aktiv në përpjekjet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat sa më parë, shtoi Plenkoviq, transmeton TV21.

Zëvendëskryeministri Osmani, në takimin në Zagreb, personalisht i është falënderuar kryeministrit kroat për angazhimin e tij lidhur me zgjerimin e BE-së.

“Si fqinje e afërt e Ballkanit Perëndimor dhe praktikisht pjesë e rajonit më të gjerë ballkanik, nuk kam dilemë se Republika e Kroacisë sinqerisht angazhohet për promovimin dhe intensifikimin e perspektivave evropiane në gjithë Ballkanin, duke pasur parasysh marrëdhëniet miqësore afatgjate, dhe mbështetjen e sinqertë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka potencuar se metodologjia e re për zhvillim të negociatave me BE-në jep mundësi për reforma të vërteta në shtetet aspirante për anëtarësim.

Në kuadër të vizitës në Kroaci, Osmani dhe Dimitrov realizuan takime edhe me ministrin kroat të Punëve të Jashtme, Gordan Gërliq Radman, si dhe me kryetarët e komisioneve parlamentare për politikë të jashtme dhe për çështje evropiane pranë Saborit kroat, Miro Kovaç dhe Domagoj Ivan Millosheviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button