Nuk do të ketë K-15 për administratorët që rijnë në shtëpi, u arrit marrëveshja kolektive

Damjan Mançevski, ministri për shoqëri informatike dhe administratë theksoi se K-15 nuk do të vlejë për administratorët që rijnë në shtëpi, transmeton Portalb.mk.

“Do të gjejmë mënyrë së bashku me sindikatën  dhe me institucionet kompetente këta njerëz të mos marrin K-15. Kuptohet, do të vlejë vetëm për ata të cilët do të pranojnë rishpërndarje”, deklaroi Mançevski.

Ai theksoi se kjo nuk do të vlejë për këta administratorë, sado që ta thotë këtë Marrëveshja kolektive.

Mançevski si ministër dhe sindikata e AOGJSH-së nënshkruajnë Marrëveshjen kolektive, duke marrë administratorët disa të drejta, si orari i punës fleksibil, mëditje për udhëtime zyrtare, ditët e pushimit me pagesë për arsyer personale dhe familjare, paga gjatë pushimit vjetor dhe grevës, si dhe K-15 në vlerë neto nga 9 mijë denarë.

Në këtë marrëveshje do të përfshihen mbi 17 mijë të punësuar në administratën shtetërorë gjykata, prokurori publike, institucione ndëshkuese-korrigjuese dhe edukuese – korrigjuese, prokuroria shtetërore, vetëqeverisja lokale, agjencitë, fondet dhe organe shtetërore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Regresi për pushimin vjetor shkaktoi shumë polemika nëse administrata publike duhet të marrë K-15 apo jo. Unë mendoj se duhet të marrë. Nuk mund të themi se administrata jonë është joefikase. Gjithkund ka jopunëtorë dhe kështu është edhe në administratë, por ka  edhe punëtorë të zellshëm të cilët duhet të vlerësohen”, tha kryetari i Sindikatës AOGJSH, Pece Grujovski.

Ndryshe, sindikata kishte paralajmëruar se në rast dështimit të gjetjes së një zgjidhjeje të favorshme, hapi i radhës i tyre do të jetë protesta dhe greva.

LEXO: K-15 për administratën shtetërore, Qeveria miratoi marrëveshjen
LEXO: Sindikata paralajmëroi protestë dhe grevë, nëse dështojnë negociata me Ministrinë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button