Messi në garë edhe për çmimin Laureus

Futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, atletiku Usain Bolt, notuesi Michael Phelps, kampioni i porsashpallur i Formula 1, Sebastian Vettel dhe basketbollisti LeBron James, janë disa nga emrat që kandidojnë për çmimin Laureus.

Çmimi i ndahet sportistit që ka pasur më shumë suksese gjatë vitit, ndërsa votojnë anëtarët e Akademisë sportive botërore Laureus.

Lista e ngushtë e kandidatëve do të caktohet më 13 dhjetor në Rio de Janeiro, ndërsa fituesi do të shpallet në mars të vitit të ardhshëm.

Përveç sportistit më të mirë, ky çmim ndahet edhe për sportisten më të mirë, ekipin më të mirë, për rikthimin e vitit, për sportistin më të mirë invalid, sportistin depërtues, si edhe për vepër jetësore.

Çmimin që ka filluar të ndahet nga viti 2000 më së shumti e ka fituar tenisti zviceran, Roger Federer – plot katër herë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button