Dy qytetarë sulmuan mjeken në Spitalin e Tetovës

Në Spitalin e Tetovës, një infermiere dyshohet se është sulmuar me armë nga dy qytetarë të Bogovinës, transmeton Portalb.mk.

Sulmuesi dyshohet se është një 24 vjeçar dhe babai i tij.

“Zyrtarët policorë e SPB Tetovë dje rreth orës 12 dhe 45 minuta, privuan nga liria F.SH (24) dhe A.SH (48), të dy nga Bogovinja e Tetovës, pasi 15 minuta më parë në korridorin e departamentit gjinekologjik F. Sh nxori armën dhe bëri kërcënime ndaj infermieres”, theksojnë nga MPB.

Ngjarja kishte ndodhur në departamentin e gjinekologjisë.

Ngjarja ka ndodhur në departamentin e gjinekologjisë, ku infermierja ka bërë pagesën e shërbimeve spitalore, që më herët i ka shfrytëzuar gruaja e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button