Ngjela: Albin Kurti kryeministër, frikë për Beogradin dhe Tiranën
I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte avokati i njohur Spartak Ngjela. Fillimisht në studio u fol për platformën anti “KÇK” e sapo miratuar dhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo platformë ka në fokus, evidentimin e të gjithë personave që shkelin ligjin dhe për t’i vendosur ato përpara drejtësisë, duke mos kursyer në këtë listë, persona të botës së krimit, politikës, si edhe personat e jurisprudencës. Më pas në studio u fol edhe për Kosovën. Në Kosovë ka pasur një ngërç të madh politik për krijimin e qeverisë së re.
Kandidati për Kryeministër për Kosovën Albin Kurti, e kishte shumë të vështirë të arrinte një marrëveshje me kryetarin e Lëvizjes Demokratike për Kosovën (LDK) të drejtuar nga Isa Mustafa.
Por ditët e fundit thuhet se palët kanë arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, dhe jo më larg se sot (datë. 03.02.2020), Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti ka paraqitur para parlamentit kosovar programin e tij qeverisës nëse do të zgjidhet kryeministër i vendit
Pikërisht lidhur me këto zhvillime e drejtoi bisedën gazetari dhe drejtuesi i emisionit Denis Dyrnjaja, duke e pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë avokatin Ngjela se si e shikon ai situatën aktuale në Kosovë.
Ngjela e ngriti në superlativa në fjalën e tij, kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin kurti, duke iu atribuuar atij si Kryeministri i parë shqiptar që ka një program teorik të një niveli të lartë konceptual. Avokati i përkufizoi qeveritë e kryeministrave të tjerë që kanë që në krye të Shqipërisë, si qeveri anti-intelektualiste. Programi i Kurtit ishte i qartë thirrje për intelektualizmit shqiptar shprehet Ngjela.
“Është kryeministri i parë shqiptar me një program teorik të nivelit të lartë konceptual. Në funksion të shtetit të zhvillimit dhe të akteve të tij. I la në hije të tërë kryeministrat. Tre kryeministrat e fundit tanë duke përfshirë edhe Saliun i la si gjynahqarë kryetarë katundesh. Unë e prisja se ai (I referohet Albin Kurtit) pavarësisht nga bindja, sepse idetë janë personale ose majtas ose djathtas.
Pavarësisht nga bindjet e tij të majta, nuk më intereson fare kjo. Por pavarësisht nga këto bindje ai mbajti një fjalim me nivel të lartë intelektualist. Nga konteksti I tij kuptova që do të krijojë intelektualizmin në qeverisjen shqiptare, që nuk është në Shqipëri fare. Shqipëria ka 30 vite që qeveriset nga qeveri anti-intelektualiste. Ky i dha të kuptohet në një botë shqiptare që unë do t’i drejtohem intelektualizmit.
I gjithë programi I tij në të tëra aspektet ishte një thirrje për rikrijimin e botës intelektualiste në drejtimin e shtetit shqiptar. Kini parasysh një gjë, nuk mund të flitet për eksperimentin pa mbaruar eksperimenti. Unë nuk e di se si do të implementohet programi, kam folur për programin. Programi është ky që thashë unë. Thirrje për krijimin e intelektualizmit shqiptar. Qeveritë Hoxha, qeveria Berisha, qeveria Nano, Nano ishte diçka më e zbutur, qeveria Meta dhe sidomos qeveria Rama janë qeveri anti-intelektualiste, nuk e kanë pranuar intelektualizmin. Befas del një kryeministër, që pranon intelektualizmin. Pse? Tregon që është një nivel I lartë si intelektual”, u shpreh avokati.
Gazetatri Denis Dyrnjaja i kujton avokatit zhvillimet e sotme në Kosovë, duke e pyetur: “Sot ka pasur kritika nga deputetët e opozitës. Syresh disa prej tyre i kanë kujtuar zotit Albin Kurti që nuk mundet ai të tentojë të bëjë një marrëveshje me Serbinë. Për të shitur edhe interesat e Kosovës?”, ishte pyetja e gazetarit Dyrnjaja.
“Duhet të kini parasysh një gjë. Dalja e Albin Kuritit ka ngritur shumë tensionet në Beograd. Sepse e panë që përfundimisht në Shqipëri, në botën Shqiptare, në Ballkanin Perëndimor doli një politikan I nivelit të lartë. Këtë e thonë të gjithë. Dhe janë në presion. Se ç’bëjnë anësore shkruesit me kallamarë nuk më hynë fare në punë janë shkrues me kallamar. Çështja është këtu. Fakti që Beogradi e ka frikë e ke në favor. Kë ka frikë Beogradi? E ka gjë Ramën frikë, jo. E ka pasur gjë Metën frikë, jo. E ka pasur gjë Saliun frikë, jo. Me përjashtim të Ramush Haradinaj që deri diku u kundërvu, asnjë nga ato si kishte frikë Beogradi. Për herë të parë sipas pikëpamjes time Beogradi është I trembur. Fakti që është I trembur bota shqiptare po krijon një vlerë të re”u përgjigj Spartak Ngjela.