Tre vjedhje të rënda për një natë

Në ditën e kaluar, në Shtip, Gostivar dhe Shkup, kanë ndodhur tre grabitje të rënda, informon Ministria e Punëve të brendshme.

Vjedhja e parë kishte ndodhur në Shtip kur 18 vjeçari E.I i ka vjedhur ¬çantën 71 vjeçares S.S po ashtu nga rrethina e Shtipit. Më pas policia e ka gjetur autorin, tek te i cili u gjetën para dhe dokumente të personit të dëmtuar.

Ajo e dyta kishte ndodhur mbrëmë në Gostivar në butikun “Pasion”. Vjedhësi ka hyrë në butikun dhe ka sulmuar të punësuarën ka plaçkitur dhe sulmuar fizikisht.Për kohë të shkurtë policia ka zënë autorin 22 vjeçar H.Q. nga Gostivari.

Vjedhja e tretë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, në rrugën “Petre Gjorgjiev” në shtëpinë e 72 vjeçarit A.T. të cilit nga Sefi i drurit i janë vjedhur 36.000 euro dhe tre zinxhir të arit. Pas vjedhjes kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia në tre rastet ka marrë masa për zbardhjen e plotë të rasteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button