KBM: Flamuri Shqiptar në Kërçovë, provokim i pastër

Kongresi Botëror Maqedonas ngritjen e flamurit prej gjashtë metrave në direk prej 35 metrave në Kërçovë në praninë e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, konsideron se kjo paraqet një provokim kundër tolerancës.

“Ligji për organizim territorial i vetëqeverisjes lokale nuk nënkupton uzurpimin e territoreve, por pushtet lokal efikas i barabartë për të gjithë qytetarët e komunës pavarësisht prejardhja e tyre etnike apo fetare. Shihet qartë se demonstrimi i dominimit është vazhdim i retorikës së Ali Ahmetit mes shqiptarëve të Zvicrës në thirrjen për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, me të cilën dëshiron të paraqet që Kërçova është e pushtuar dhe shqiptare! – thanë nga KBM.

KBM nga qeveria kërkon largimin e ndërtimeve të paligjshme të ndërtuara nga persona të paautorizuar dhe kërkon nisje të procedurës për përgjegjësi  penale kundër autorëve

Lajme të ngjashme

Back to top button