Di Matteo: Mbrojtja e Chelseat, e dobët!

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka thënë se ekipi i tij nuk ishte në formën më të mirë në mbrojtje, pas disfatës së befasishme nga Western Bromwich Albion me 2-1.

“Në mbrojtje ne nuk ishim mjaft të mirë për të fituar ndeshjen pasi pranuam dy gola. Vetëm mendimi se ju duhen tri gola për ta fituar një ndeshje ju mundon”.

“Ne po tentojmë të gjejmë baraspeshën e duhur ku mund të krijojmë raste dhe të fitojmë ndeshje, por ne duhet që të fillojmë të punojmë më shumë në mbrojtje”, është shprehur italiani. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button