BE-ja tanimë ka përfaqësi diplomatike në Londër

Shefi i diplomacisë evropiane Zhosep Borel deklaroi se BE ndjen keqardhje por tërësisht e respekton vendimin e Britanisë së Madhe të largohet nga Unioni dhe të bëhet “vend i tretë”.

Ai paralajmëroi se përfaqësimin diplomatik të BE-së në Britaninë e Madhe prej sot do ta bëjë Delegacioni i BE-së, i kryesuar nga ambasadori Zhoao Vale de Almeida.

“Përveç përgjegjësive tradicionale të Delegacionit të BE-së në një vend të tretë, siç është përfaqësia diplomatike e BE-së, koordinimi, raportimi dhe promovimi i BE-së në vendin nikoqir, delegacioni do të ketë rol kyç për të siguruar zbatimin e Marrëveshjes së tërheqjes e Mbretërisë së Bashkuar. Së bashku me ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat e qytetarëve evropianë në Mbretërinë e Bashkuar pas Bregzitit”, tha Borell menjëherë pas daljes zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Ai potencoi se marrëdhëniet ekonomike, sociale dhe politike mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk do të përfundojnë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button