LSDM-ja filloi procedurat për emërimin e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e prillit

Në seancën e Këshillit qendror të LSDM-së do të debatohet mbi procesin e emërimit të 120-të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill, transmeton Portalb.mk.

“Kandidimi fillon nga baza. Kjo do të thotë që çdo Këshill lokal në nivelin e vendvotimeve ka të drejtë të propozojë kandidatë nga vet komunitetet lokale nga vjen, njashtu edhe nga rajonet. Ky është vetëm fillimi i procedurës që duhet të mbarojë diku midis 10 deri 15 marsit, kur do të konfirmohen kandidatët”, tha Zaev.

Ai theksoi se ka risi në procedurën e emërimit të kandidatëve, ashtu që të dëgjohet zëri i qytetarëve, se çfarë mendojnë, cilët janë përfaqësuesit e tyre më të mirë në tërë procesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button