Ibra: Ndoshta anglezët mendojnë se jam më i miri (Video)

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, beson se goli i tij i katërt akrobatik në sfidën ndaj Anglisë mund t’i bëjë anglezët të besojnë se ai është më i mirë se sa Lionel messi.

 Ibrahimoviç shkëlqeu duke shënuar katër gola ndaj Anglisë, ndërsa goli i katërt llogaritet sipas ekspertëve si një prej golave më të mirë në 30 vitet e fundit.

“Kështu shkon me anglezët. Nëse shënoni ndaj tyre, jeni lojtar i mirë, nëse nuk shënoni ndaj tyre nuk jeni lojtar i mirë. Më kujtohet Lionel Messi para finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2009. Pasi shënoi ndaj Unitedit, ai rastësisht u bë lojtari më i mirë në botë”.

“Unë e pash një mbrojtës që erdhi për të ma larguar topin dhe unë kam dashur t’i them ‘JO’, të mos afrohet, por topi shkoi në rrjetë”, ka theksuar Ibra.

Më tej Ibra vazhdoi duke e lëvduar veten, duke thënë se karriera e tij është me notë mesatare ‘10’ dhe se goli i tij është i pa përsëritshëm.

“Nuk e di nëse do të shihni përsëri një gol të tillë në jetën tuaj. Ishte sikurse të keni luajtur në PlayStation. Shpeshherë kur unë i bëj këto gjëra mendoj se janë të pamundura, por i bëj. Karriera ime ka një notë ‘10’ për mendimin tim dhe Topa të Artë nuk më nevojiten fare”, përfundoi Ibra. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button