Një çift nga Maqedonia trafikonte drogë në Mal të Zi

Një çift martesor nga Maqedonia është arrestuar nga policia malazeze në vendkalimin kufitar Sukobin – Muriçani pasi në automjetin e tyre janë gjetur 15.5 kilogramë drogë të llojit “skank”, lajmëruan mediumet malazeze. 

Droga, sipas deklaratave të policisë malazeze, ishte e pastër dhe më e fuqishme se marihuana dhe ka pasur përqindje më të madhe të substancave psikoaktive.

Automjetin sipas MPB-së malazeze e ka vozitur 33 vjeçari S.V, ndërsa me të ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij 30 vjeçare.

Droga gjoja ka qenë e blerë në Shqipëri, ndërsa sipas vlerësimeve të para një kilogram e kësaj droge kushton rreth dy mijë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button