Greva e mjekëve vazhdon, me të dhe trysnitë nga pushteti

Numri i mjekëve të dalë në grevë është gjithnjë e më i madh. Nga sot grevës iu bashkëngjitën edhe mjekët e institutit psikiatrik “Bardovc” në Shkup, të Klinikës për neurologji në Strugë, si dhe të Klinikës për pulmologji. Në përkrahje të tyre dolën dhe qytetarët.

Ndërkaq derisa greva vazhdon, po vazhdojnë edhe trysnitë nga ana e autoriteteve të shtetit, të cilët dita ditës vijnë dhe shtohen.

“Ashtu siç po kalon çdo ditë nga greva jonë e qetë, njëlloj po shtohet edhe shqetësimi te autoritetet shëndetësore, por edhe tek disa menaxherë. Pardje, disa prej tyre kërkuan nga të punësuarit e tyre të nënshkruhen në një listë se cili prej tyre po e përkrah grevën, ndërsa dje kërkuan të nënshkruhen kolegët të cilët kanë dalë në grevë. Edhe më tutje vazhdojmë të kemi ankesa nga ana e kolegëve të cilët kanë marrë kërcënime dhe shantazhe të ndryshme”, tha dr. Dejan Stavriç, kryetar i Sindikatës së pavarur të mjekëve nga Qendra klinike e Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button