Kosovë, padi penale ndaj Universumit për tejkalimin e kuotës së lejuar për regjistrimin e studentëve

Padi penale ndaj kolegjit “Universum” për tejkalim të numrit të studentëve të regjistruar ka ngritur Inspektorati i Arsimit që vepron në kuadër të Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Padia penale është ngritur muaj më parë në prokurorinë themelore në Prishtinë shkruan Koha Ditore transmeton Portalb.mk. 

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara  lidhur me Kolegjin Universum, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime hetimore për grumbullimin e informatave dhe provave në sqarimin e kësaj çështjeje. Aktualisht, rasti ndodhet në fazën e zhvillimit të procedurës hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Zyra për marrëdhënie me publikun e Kolegjit Universum ka theksuar se bëhet fjalë për një tejkalim shumë të vogël të studentëve, por nuk ka treguar saktë numrin.

Sipas këtij kolegji, tejkalimi ka ndodhur si rezultat i një gabimi të tyre në transferim të studentëve në Sistemin e Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL).

Kjo platformë, në të cilën futen të dhënat e studentëve të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë të akredituara në Kosovë, menaxhohet nga Departamenti i Arsimit të Lartë i Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button