Rregulla të reja për hyrje në BE – më shumë politikë, më pak burokraci

Jam i vetëdijshëm për të gjitha përpjekjet dhe reformat që janë bërë dhe do të vazhdojnë në muajt e ardhshëm për të zbatuar Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë. E di se këto janë çështje shumë të ndjeshme, por ato kontribuojnë në mundësinë për të ecur përpara në rrugën për në BE, tha Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel gjatë vizitës në Maqedoni, njofton RTS, transmeton Portalb.mk.

Më shumë politikë, parashikueshmëri dhe dinamikë, kështu zyrtarët evropianë po paralajmërojnë atë që e sjell metodologjia e re e zgjerimit, e cila sipas njoftimeve pritet të shpallet në 5 shkurt. Ky më tepër do të jetë një projekt se sa një dokument i plotë, pohojnë presona të cilët kanë informacione, sepse ende po kërkohet konsensus brenda Unionit për udhëzimet për Ballkanin Perëndimor.

Nga shkurti nuk duhet të priten ndryshime tektonik në integrimet evropiane. Për fillestarët do të ketë një dokument të përgjithshëm, ndërsa detajet do të përpunohen me muaj të tërë.

Të gjitha shikimet janë përqendruar në mundësinë që metodologjia e re të hap derën e fondeve të BE-së, pa të cilat nuk ka zhvillim të standardeve evropiane.

Gjatë vizitës së tij në vend, Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, dërgoi mesazh se vizita e tij disa javë pas marrjes së postit të Presidentit të Këshillit të Evropës ka për qëllim të japë mesazh shumë të fortë se e fati dhe ardhmja e Maqedonisë është evropiane, se dialogu intensiv duhet të vazhdojë dhe duhet të merret një vendim unanim në këtë drejtim.

Ai theksoi se kolegëve të tij në Këshillin e Evropës do t’u propozojë një strategji të bazuar në tre shtylla.

“Shtylla e parë është në javët dhe muajt e ardhshëm të punojmë, të biem dakord rreth një reforme të procesit të zgjerimit dhe modernizimin e tij. Konstatova se ka disa vende evropiane që mendojnë se duhet të japin udhëheqje më të madhe në këtë proces, rezultate më të prekshme dhe të bëjnë që marrëdhëniet të zhvillohen në interes të ndërsjellë”, tha Mishel.

Shtylla e dytë është, theksoi ai, pyetja që do të ngrihet përsëri në Këshillin e Evropës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

– Jam i vetëdijshëm për të gjitha përpjekjet dhe reformat që janë bërë dhe do të vazhdojnë në muajt e ardhshëm për të zbatuar Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë. E di se këto janë çështje shumë të ndjeshme, por ato kontribuojnë në mundësinë për të ecur përpara në rrugën për në BE, theksoi Mishel.

Së treti, shtoi ai, BE duhet të miratojë një strategji për investime dhe rritje për Ballkanin Perëndimor.

“Për mua, është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto reforma strukturore të ndërtohen gjithashtu mbi sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për këtë arsye do të bisedohet edhe për investim afatgjatë”, tha Mishel.

Presidenti i Këshillit të Evropës pret që Këshilli më 26 mars të ketë një pozicion më të qartë rreth datës për Maqedoninë.

“Shpresoj që në takimin tonë në 26 mars të kemi një pozicion më të qartë që do të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare njëzëri. Në tetor nuk u mor vendim dhe ne konsideruam se duhet të punohet në tre shtyllat nga të cilat e para është metodologjia e zgjerimit që duhet të reformohet. Tashmë kemi punuar me shtetet anëtare për të inkurajuar Komisionin që të bëjë përpjekje në këtë drejtim. Së shpejti Komisioni do të bëjë propozimet e tij”, tha Mishel.

Presidenti Pendarovski theksoi se anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik, pavarësisht faktit që tetorin e kaluar morëm lajme të pakëndshme për integrimin evropian përkundër pritjeve tona të larta bazuar në deklarata dhe premtime të qarta të bëra nga institucionet e BE-së dhe nga një numër i madh i shteteve anëtare.

“Jemi të gatshëm të pranojmë metodologjinë e re sepse është në interesin tonë që procesin e pranimit në Union ta bëjmë të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Anëtarësimi në BE ka qenë qëllimi ynë strategjik për gati tre dekada, qëllim që mbështetet nga një konsensus i gjerë kombëtar, si dhe me mbështetje të lartë të qytetarëve. Shpresojmë që shumë shpejt në mars të këtij viti do të miratohet metodologjia e re për zhvillim të negociatave dhe se së shpejti do të ketë lajme pozitive për integrimin tonë evropian. Ne presim që metodologjia e re do të forcojë procesin e negociatave të pranimit si në aspektin politik ashtu edhe në drejtim të besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë”, tha Pendarovski.

Përveç kreut të shtetit, Mishel në Shkup u takua edhe me kryeministrin teknik Oliver Spasovski si dhe me liderët e LSDM-sl Zoran Zaev, si dhe të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button