Dy shqiptarë arrestohen duke trafikuar marihuanë

Dy nënshtetas shqiptarë janë arrestuar sot në mëngjes në afërsi të Tetovës, pasi policia në çantat e tyre zbuloi se trafikonin marihuanë.

Nga MPB-ja lajmërojnë se patrulla policore në rrugën rajonale Tetovë – Mali Sharr vërjeti 42 vjeçarin L.K dhe 35 vjeçarin M.P derisa ecnin në këmbë nga kufiri me Kosovën drejt Tetovës.

Pasi dyshuan në deklaratat e tyre, policët pas kontrollit që u bënë zbuluan se në çantat kanë drogë, ndaj edhe i arrestuan. Shqiptarët janë dërguar para gjykatësit hetues, ndërsa droga është dërguar në Shkup për ekspertizë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button