Vjedhës drunjsh me traktor pësojnë aksident

Tre persona janë lënduar pasi një traktor me rimorkio të ngarkuar me dru, pa targa regjistrimi, të cilin e drejtonte T.U (40) nga Belovishta e Gostivarit, doli nga rruga dhe goditi një pemë.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 17:30, në rrugën lokale që i lidh fshtrat Belovishtë dhe Kunovë, në dalje nga Belovishtja.

Në kabinën e traktorit kanë qenë edhe dy persona M.U (73),  po ashtu nga Belovishtja dhe D.D (18) nga Shqipëria, të cilët janë lënduar gjatë aksidentit. Të lënduarit menjëherë janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa M.U pas ndihmës së ofruar mjekësore është lëshuar në shtëpi, ndërsa D.D është transferuar në klinikat e Shkupit.

Nga SPB Tetovë, informojnë se për drunjët që ishin të ngarkuara dhe që transportoheshin me traktor, vozitësi nuk posedonte kurrfarë dokumentacioni. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button