Qytetarët të dëshpëruar nga Maqedonia, ia mësyjnë mërgimit

Përafërsisht gjysmë milion banorë janë larguar nga vendi gjatë njëzetë viteve të fundit, shkruan në informacionin për intensifikim të procesit të shpërnguljes masive e përgatitur nga PRSD.

Informata është e bazuar nga të dhënat e fundit të Bankës Botërore, sipas të cilës, 447.000 apo 22 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve janë shpërngulur nga vendi. Nga PRSD thonë se informacionin në Parlament e ofrojnë që të paralajmërojnë se trendi i shpërnguljes masive është kërcënues, dhe se është arsye për gjendjen e keqe demografike.

“Mërgimi tradicional në Maqedoni më nuk ekziston, sepse është shndërruar në shpërngulje afatgjate të qytetarëve të Maqedonisë. As nuk i besojnë Qeverisë, e as rigjallërimit të portokalltë të cilin e frymëzonte Gruevski në shtatë vitet e fundit”, thotë deputeti Goran Misovski nga PRSD.

Opozita akuzon se trendi i tillë është rezultat i politikave të liga të cilat i udhëheq Qeveria aktuale. Në vend që të prodhon politika dhe masa për zmadhimin e rritjes ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, Maqedonia shndërrohet në shtet pa perspektivë dhe pa shpresa, e cila vetëm në afat të shkurtë ofron mundësi për jete të rehatshme dhe cilësore.
Sipas opozitës, shqetësues është edhe fakti se po rritet numri i të rinjëve që aplikojnë për pasaportë bullgare.

“Në ueb-sajtin zyrtar të kryetarit bullgar ka dekrete të nënshkruara, nga 15 janari deri 22 maji 2012, ka diku 2500 nënshtetësi të dhëna për maqedonas, ndërsa nga 22 Maji deri në 15 shtator, afër 2600”, thotë Misovski.

Nga Enti i emigrimit thonë se është vështirë të flitet për shifra kur bëhet fjalë për emigrantët, sepse bëhet fjalë për dhjetëra apo më shumë shtete në botë.

Drejtori i Entit, Vasil Naumov kohëve të fundit deklaroi se enti posedon numër pra, 430.000 maqedonas në botë, porse shifra reale mund të jetë edhe më e madhe. Ai premtoi se në të ardhmen do bëhet një statistikë, së paku për ata të cilët janë nënshtetas, të cilët për më pak apo më gjatë se një vit janë jashtë vendit, me të cilën do të vërtetohet se a emigrojnë ende shtetasit e Maqedonisë apo nën të kundërtën, ata kthehen prapa. 

Faktorët ekonomik janë një ndër arsyet kryesore për të cilat njerëzit vendosin të largohen nga vendi, mirëpo nuk janë ato gjithnjë vendimtare, tregon profesori universitar Ilija Aceski.

“Bota shndërrohet në një fshat global. Një pjesë e të tyre nuk janë të varfër në Maqedoni. Ekzistojnë shumë arsye socio-psikike, arsye prej natyrave tjera të cilat i detyrojnë të shpërngulen në botë në atë mënyrë”, thotë Aceski dhe shton se rritje më dinamike  ekonomike e cila do të gjeneron vende të reja të punës, standard jete më të lartë dhe stabilitet më afatgjatë mund ta ndaloj shpërnguljen e qytetarëve të rinj.

Republika e Maqedonisë, sipas raportit nga Banka Botërore, është e ranguar në vendin e 23-të në grupin prej 25 vende me më shumë emigrant. Destinacionet më të shpeshta për biletë për një drejtim janë Shtetet e Bashkuara, dhe shtetet e Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button