Brenda javës u regjistruan mbi një mijë të sëmurë nga gripi

Instituti për shëndet public (ISHP) informoi se nga 13 janari e deri më 19 janr janë regjistruar 1,100 të sëmurë nga gripi, transmeton Portalb.mk.

Ky numër është për 88.7% më i lartë në krahasim me javën e kaluar, kur u regjistruan vetëm 583 të sëmurë.

Këtë javë, 689 rastet janë paraqitur në grupin më të madh të të rriturve – persona nga mosha 15 deri në 64 vjeçare.

Më së shumti raste, 218 sosh, janë paraqitur në rajonin e Qendrës për shëndet publik në Strumicë

Nga materialet e testuara në laboratorin virusologjik të ISHP-së, 20 raste janë pozitive për praninë e virusit në influence, ndërsa te 20 rastet tjera janë detektuar vitus të tipit A dhe B.

LEXO: Për një javë u regjistruan 583 të sëmurë nga gripi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button