Xi Jingpin, lideri i ri i Kinës

Xi Jingpin është emëruar zyrtarisht si sekretari i ri i Partisë Komuniste Kineze. Jingpin zëvendëson në këtë mënyrë Hu Jintao në krye të partisë, ndërsa në muajin mars të vitit 2013 do e pasojë atë edhe në postin e presidentit të vendit aziatik. 

“Partia ka sfida të mëdha para vetes. Korrupsioni duhet ndalur dhe udhëheqja e re duhet të përmbushë pritshmëritë e historisë dhe popullit kinez”, theksoi Jingpin, i cili do të drejtojë Kinën për 10 vitet e ardhshme.

Kryeministri Wen Jiabao do të zëvendësohet nga Li Keqiang, ndërsa Komiteti Qendror do të përbëhet tashmë nga 7 persona dhe jo nga 9.

“Ne, udhëheqësit e rinj duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të forcojmë më tej Kinën. Do të luftojmë për një jetë më të mirë të popullit kinez”, deklaroi Jingpin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button