RMV, kanë arritur lokomotivat e reja, deri në vitin 2022 duhet të rinovohen gjashtë motorë trenash

Në Shkup kanë arritur tre lokomotivat elektrike të fundit nga katër që janë porositur për nevojat e kompanisë “Hekurudhat – Transporti”. Lokomotivat e reja kineze do të lëshohen gradualisht në qarkullim për nevojat e trafikut hekurudhor të mallrave dhe njëra tashmë është në funksion për tërheqje të trenave për transport të mallrave. Investimi për ripërtëritjen e tyre e kap shumën e 7 milionë eurove, ndërsa pajisjet e reja për tërheqje u blenë nga prodhuesi kinez “CRRC Xhuxhou”.

Nga Ministria e transportit dhe lidhjeve për “Meta.mk”, informojnë se qeveria në fund të dhjetorit e miratoi Planin e biznesit të kompanisë Hekurudhat – Transporti për periudhën 2020 – 2022. Me këtë plan parashihet që për rikonstruktimin dhe modernizimin e lokomotivave të ndahen edhe 7 milionë euro tjera.

Nga këto, deri në fund të vitit 2022 do të ndahen rreth 860.000 euro për rinovimin e gjashtë garniturave të motorëve për pasagjerë, të cilat do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Me kredinë që do të merret është parashikuar të rinovohen 12 lokomotiva, për të cilat do të shpenzohen 4.6 milionë euro. Për më tepër, operatori shtetëror hekurudhor në periudhën 2020 – 2022 do të ndajë mbi 1.5 milion euro për rinovimin e 222 vagonëve për nevojat e trafikut të mallrave.

Ardhja e lokomotivave të reja dhe rinovimi i atyre ekzistuese pritet të rrisë transportin e mallrave dhe pasagjerëve në hekurudhat e Maqedonisë. Lokomotivat elektrike kineze do të duhet të rrisin vëllimin e mallrave të transportuara, ndërsa fondet për rinkonstruimin dhe modernizimin e trenave të pasagjerëve duhet të sigurojnë funksionim pa pengesa të transportit hekurudhor të pasagjerëve.

Transporti hekurudhor në tre vitet e kaluara shënon një rritje të lehtë të mallrave të transportuara, ndërsa në trafikun e pasagjerëve janë regjistruar rezultate rekord të ulët. Në tre tremujorët e parë të vitit 2019 të dhënat e Entit shtetëror të statistikës tregojnë se vetëm 401.000 pasagjerë kanë udhëtuar me tren në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button