Qeveria e shfuqizoi marrëveshjen me “Letnica – Bellvica” për koncesionin për Liqenin e Ohrit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për shfuqizimin e marrëveshjes për koncesion për Liqenin e Ohrit me koncesionerin “Letnica – Bellvica”, njofton Portalb.mk.

Arsyeja për këtë vendim është për shkak të disa parregullsive të konstatuara nga ana e institucioneve përkatëse në punën e kocensionerit aktual.

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, në Ohër deklaroi se pas reagimeve të shumta në media, qytetarët dhe peshkatarët, Ministria në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi dhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari të bëjnë kontrolle të caktuara inspektuese. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Zoran Shapuriq, ka theksuar se menjëherë është vepruar dhe i kanë zbatuar të gjitha kontrollet në terren, me qëllim që të konstatohet nëse koncesioneri e respekton marrëveshjen për koncesion.

Dimkov theksoi se në procesverbalin e Inspektoratit është konstatuar se koncesioneri ka kryer mbrojtje fizike të të gjithë peshqve nga zona e peshkimit në Liqenin e Ohrit, që është në kundërshtim me Marrëveshjen për koncesion.

“Në procesverbal janë konstatuar parregullsi edhe në pjesën e paraqitjes së të punësuarve dhe procedurave për punësim, të cilat koncesioneri i ka zbatuar në kundërshtim me Ligjin për peshkatari dhe akuakulturë. Koncesioneri nuk ka mbajtur llogari, për evidentimin e plotë të peshqve të peshkuar në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, që gjithashtu është në kundërshtim me Marrëveshjen për koncesion”, theksoi ministri Dimkovski.

Pasi që ka mbaruar procedura për shfuqizim të koncesionit, Ministria do të publikojë thirrje të re për ndarjen e koncesionit për Liqenin e Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button