Pakistani ka lëshuar 200 raketa në rajonin kufitar të Afganistanit

Pakistani ka lëshuar 200 raketa në zonën Sarkanu të rajonit kufitar Kunar në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i Brigadës së dytë të Komandës së trupave 201 Silab, gjenerali Mirveyis Safi deklaroi se ushtarët kufitarë të Pakistanit vendosën në objektiv pikat kufitare të Afganistanit.

Safi tha se nga Pakistani në territorin e Afganistanit janë hedhur 200 raketa dhe se në sulm u plagosën 2 policë kufitarë.

Ai theksoi se ndaj këtij sulmi është dhënë përgjigje e shumëfishtë dhe se nuk do të lejojnë askënd që të sulmojnë territoret afgane.

“Ushtarët kufitarë të Pakistanit nuk dëshirojnë praninë e pikave kufitare të Afganistanit dhe se për këtë arsye kanë kryer edhe sulmin”, tha gjenerali Safi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button