Flori Mumajesi sjell MTV Albania

Flori Mumajesi është në bisedime e sipër me kompaninë muzikore më të madhe në botë MTV për të hapur një kanal shqiptar të tij.

Sipas burimeve të emisionit “Prive” në Klan Kosova, producenti dhe këngëtari nga Shqipëria është duke bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke tentuar të hapë një kanal të ri muzikor.

Kanali nuk do jetë si të gjitha tjerat kanale muzikore shqiptare, por degë e kompanisë më të madhe televizive muzikore në botë dhe do të emërohet MTV Albania.

Rezultati i këtyre bisedimeve ende nuk është bërë i ditur, por shumë shpejt do të mësojmë se a do të realizohet apo jo ky projekt i madh. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button