Më në fund u prononcua dhe princi Harry për largimin e tij me gruan nga familja mbretërore

Megan dhe unë nisemi në rrugë të panjohur, por vërtetë nuk kishim zgjidhje, tha princi Hari gjatë fjalimit të parë në opinion pas paralajmërimit për tërheqjen e çiftit nga detyra zyrtare në familjen mbretërore britanike.

“Dua të them qartë se Megani dhe unë nuk kemi shkuar askund”, potencoi princi mbrëmë në Londër gjatë një fjalimi në një darkë bamirësie në organizim të Sentebale, organizatë për t’u ndihmuar fëmijëve nga Afrika e Jugut të cilët janë të sëmurë nga SIDA, bashkëthemelues i së cilës është vetë ai.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe vendi të cilin e dua dhe kjo nuk do të ndryshojë, shtoi ai.

Çifti para një kohe të caktuar në Tuiter publikoi se “do të tërhiqet nga pozicionet e anëtarëve të lartë të familjes mbretërore dhe do të insistojë të jenë financiarisht të pavarur”.

“E di se keni dëgjuar dhe ndoshta keni lexuar gjatë javëve të fundit. Për këtë dua ta dëgjoni të vërtetën prej meje, aq sa mund ta ndaj me ju – jo si princi apo duka Hari, por si Hari”, tha ai.

“Gjithmonë do kem respekt të thellë ndaj gjyshes time, komandanti tim suprem”, potencoi ai.

Shpresoj se edhe tutje do t’i shërbejmë Mbretëreshës, Pasurisë së përbashkët dhe shoqatave të mia ushtarake, por pa para publike. Kjo për fat të keq ishte e pamundur”, tha Hari.

“U pajtova me këtë, duke e ditur se kjo nuk do të ndikojë te unë si person, e as në përkushtimin tim. Kur unë dhe Megan u martuam, ishim të emocionuar, përplot me shpresë dhe të gatshëm të shërbejmë. Për këtë më vjen shumë keq që përfundoi kështu. Vendimi im bashkëshortja dhe unë të tërhiqemi nuk ishte i lehtë”, shtoi ai.

.

Hari tha se vendimit i paraprijnë biseda me muaj dhe sfida me vite.

“E di se nuk kam bërë gjithmonë atë që është dashur, por në lidhje me këtë, vërtet nuk kishte zgjidhje tjetër”, përfundoi princi.

Sipas marrëveshjes së arritur me mbretëreshën Elizabeta dhe anëtarë të lartë të familjes mbretërore, çifti nuk do ta prezantojë zyrtarisht monarkinë. Nga pranvera nuk do t’i shfrytëzoj edhe tituj mbretëror dhe do të tërhiqen nga detyrat, përfshirë edhe ato ushtarake. Do t’i mbajnë vetëm mbulimet private dhe anëtarësimet nëpër shoqata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button