Gjul paralajmëron se Siria mund të përdor armë kimike kundër Turqisë

Presidenti turk Abdullah Gjul paralajmëroi në mundësinë që Siria të përdor armë kimike kundër Turqisë.

Në intervistë për gazetën britanike “Fajnenshëll tajms”, Gjul deklaroi se në rast të kërcënimit të tillë nga ana e Sirisë, mund të ketë përgjigje të NATO-s me raketa “Patriot”.

“Është e njohur se Siria posedon armë kimike dhe ka sisteme të vjetra sovjetike për gjaujtje, ashtu që duhet të merret parasysh mundësia për ndonjë lloj marëzire lidhur me këtë dhe të kryhet sulm. Për këtë shkak duhet të ndërmerret plan në rast të situatës së paparashikueshme, e këtë duhet ta bëjë NATO-ja”, theksoi Gjul.

Ankara mendon të kërkojë nga NATO-ja vendosje të raketave “Patriot” në kufirin me Sirinë.

Presidenti turk, po ashtu, shtoi se sipas tij, disa incidentet, në të cilat granata nga Siria ranë në territorin turk, nuk kanë qenë të rastësishme.

“Kuptohet, ne nuk kemi mundur të tolerojmë veprim të tillë dhe përgjigjemi në mënyrë adekuate”, theksoi Gjul.

Lajme të ngjashme

Back to top button