Strugë, vjedhësi i rrymës rrah brutalisht punonjësin e EVN-së

Gjatë kontrollit për çkyçje të përkohshme të energjisë elektrike në Strugë i punësuari nga EVN Maqedoni u sulmua vizikisht nga pronari i përkohshëm i një objekti.

Bëhet fjalë për I. Zeqirin nga Tetova, pronar i një burektore të njohur në Strugë, i cili, së bashku me një të afërm të tij me grushta dhe shkelma kanë sulmuar elektromonterin (B. D.) duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore. Shkak për këtë zënkë ka qenë fakti se punonjësi i EVN-së ka hetuar se Zeqiri në objektin e tij ka vjedhur rrymën elektrike.

I. Zeqiri pas zënkës ka ikur nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur ta kapë atë pas disa orësh, konfirmoi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB në Ohër i cili mbulon edhe rajonin e Strugës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button