Oda e kontabilistëve: Urgjentisht të të ndalohen shiritat fiskalë kancerogjenë, si në BE

Oda e kontabilistëve të Maqedonisë ka kërkuar të ndalohet përdorimi shirita të llogarive fiskale që përmbajnë Bisfenol A ose BPA, në përputhje me rregulloret evropiane, transmeton MOF.

Presidenti i Odës, Dragan Mitkovski u bën apel institucioneve përkatëse që urgjentisht ta vënë në rend të ditës ndalimin e përdorimit të Bisfenol A në letrën termike, ndaj të cilës më së shumti janë të ekspozuar personat të cilët janë në kontakt me llogaritë fiskale gjatë gjithë ditës, siç janë kontabilistët, konsumatorët si dhe shumë njerëz, të cilët punojnë në tregti veçanërisht në shitje me pakicë.

“Rekomandimi i Odës së kontabilistëve është që sa më shpejt që mundet duke ndjekur shembullin e BE-së të ndaluar përdorimin e kimikateve të dëmshme Bisfenol A dhe të jepet afat kohor për institucionet shtetërore, sektorin privat, zinxhirët tregtarë që të jenë në gjendje të zëvendësojnë mallrat që përmbajnë substanca të dëmshme me mallra të reja që nuk i përmbajnë ato kimikate. Si shembull, në BE lejohet e ashtuquajtura periudha kalimtare gjashtë mujore, që prodhuesit dhe shpërndarësit të adaptohen ose të fillojnë të përdorin letër termike në treg që nuk e përmban këtë kimikate”, thekson Mitkovski.

Nga 1 janari i këtij viti në Bashkimin Evropian ka hyrë në fuqi ndalesa e përdorimit të Bisfenol A ose BPA që janë të pranishëm në letrën termike për fatura fiskale, numrat e pritjes para sporteleve në shumtë institucione, si dhe shitësit me shumicë të këtyre shiritave. Sipas ndryshimeve të legjislacionit, kjo ndalesë do të fillojë të zbatohet, duke filluar nga korriku i këtij viti edhe në Serbinë fqinje, për shkak se është vërtetuar se është kancerogjen dhe shkakton sëmundje të shumta, theksojnë nga Oda e kontabilistëve.

Ata thonë se ky kimikat i dëmshme është identifikuar si shkaktues i problemeve serioze shëndetësore si sëmundje të zemrës, diabet, infertilitet, kancer të gjirit dhe prostatës, sëmundjet hormonale dhe endokrinologjike dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e fëmijëve.

“Bisfenol A është një nga kimikatet që e ka dispozicionin më të madh që përdoret në prodhimin e letrës termike si një zhvillues i ngjyrave. Sipas studimit, përqendrimi i Bisfenol A në shiritat e llogarive fiskale është deri në 40 herë më i lartë se sa lejohet dhe sillet nga 0.62 në 0.91 përqind, ndërsa sipas standardeve lejohen vetëm 0.02 përqind. Deri më tani në BE ndalesa nënkupton vetëm përjashtimin e tij nga letra termike, domethënë nuk guxon të jetë më shumë se 0.02 përqind”, thuhet në apelin e Odës.

Vitin e kaluar, Zvicra u bë vendi i parë në Evropë që ndaloi përdorimin e Bisfenol C (BPS) dhe Bisfenol A (BPA) në letrën termike, pasi Këshilli federal votoi t’i ndalojë ato. Vendimi u miratua më 7 Prill dhe hyri në fuqi më 1 qershor 2019.

Diskutimet për BPA filluan në vitin 2011, pasi Agjencia Daneze për mbrojtje të mjedisit jetësor njoftoi se deri në 80% të llogarive në arkën  në Coop Danmark ishin bërë nga letra termike, kujtojnë nga Oda e kontabilistëve. Menjëherë pas kësaj, Coop Danmark i hodhi jashtë përdorimit 12 grupet e substancave dhe kimikateve nga produktet e veta deri në fund të vitit 2017, ndër të cila edhe Bisfenol A.

Rekomandimet e organizatave të kujdesit shëndetësor janë që menjëherë pas kontaktit me llogaritë fiskale të lahen duart, llogaritë fiskale të mos vendosen në qeset me ushqim, të mos lejohet që fëmijët të vijnë në kontakt me llogaritë fiskale, e nëse në vendin e punës jeni në kontakt të rregullt me ​​llogari fiskale të mbahen doreza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button