Ka dy javë që Tetova mbytet në grimcat e rrezikshme në ajër

Që në janar Tetova kaloi 15 ditë me koncentrim mesatar ditor të rritur të grimcave helmuese PM 10, edhe pse në një vit kalendarik sipas standardeve shëndetësore botërore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur, shkruan MIA. 

Nga data 1 deri më 16 janar vetëm më 5 dhe 6 janar ka pasur më pak se 50 mikrogramë të lejuar në metër kub nga dëmet e grimcave PM10. Kryesisht gjithë këto ditë të janarit kushtet e pavolitshme të motit mjegulla dhe mungesa e erës është një nga arsyet e shumta të koncentrimit të grimcave PM10 të jetë mbi kufijt e lejuar sqarojnë personat profesional.

Mjegulla në Tetovë

“Gjatë kësaj periudhe kemi një inversion të temperaturës e cila është e pranishme me paraqitjen dhe mbajtjen e mjegullës në pjesët e ulëta të fushëgropave ku ka temperatura të ulëta dhe më të larta në pjesët malore. Si pasojë e inversionit të temperaturave dhe mjegullës rritet koncentrimi i grimcave PM10 sepse nuk ka pastrim natyror. Nuk ka ventilim natyror përkatësisht nuk ka erë dhe për atë është afatgjate mbajtja e grimcave. Me atë përkeqësohet gjendja dhe mjegulla shtyn e nuk i lejon grimcat PM10 të qarkullojnë. Inversioni i temperaturës është arsye për “furnizimin” e grimcave PM10″, thotë dr. Vllatko Davidovski, specialist për ekologji shëndetësore pranë Qendrës për shëndet publik në Tetovë.

Mjegulla në Tetovë

Në vitin 2019 Tetova kishte 88 ditë me ajër të pastër, 120 me të ndotur dhe 157 ishin pa të dhëna sepse instrumenti për PM10/2.5 nga stacioni matës ishte dërguar për kalibrim në Austri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button