Gjykata ndalon mediet të raportojnë për Monstrën

Gjykata themelore Shkup I sot edhe një herë u tregoi medieve elektronike dhe atyre të shkruara se në këtë procedurë penale është dhënë urdhër për të ndaluar shpërndarjen e informatave në publik, me qëllim që të mos pengohet procedura.

Gjykata, siç thuhet në lajmërimin e sotëm, e ka parasysh edhe prezumimin e pafajësisë. 

“Kjo deklaratë nga ana e Gjykatës vjen si rrjedhojë e asaj se gjatë ditës së djeshme nga ana e një shtëpie televizive në një emision të posaçëm i cili iu përkushtua kësaj ngjarjeje, janë shpalosur disa pjesë të padisë në formë të shkruar dhe njëkohësisht edhe një pjesë e deklaratës nga një i paditur për të cilin Gjykata dha urdhër për ndalesë të shpërndarjes së informatave. Janë publikuar pjesë të cilat kanë qenë të një shkallë të lartë të klasifikimit”, thuhet në lajmërimin e Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button