Sa u vranë në Monopolin e vitit 1944?!

Pas paralajmërimit të banorit të Tetovës, Sulejman Sulejmani se me datë 19 nëntor do të protestojnë për të vrarit e Monopolit, është dhënë edhe përkrahja e parë nga historiani i njohur tetovar, Vebi Xhemaili.

Në lidhje ngjarjet e vitit 1944 historiani Vebi Xhemaili thotë se Tetova me datë 19 nëntor të këtij viti forcat serbo-sllave e kanë marrë Tetovën dhe e kanë formuar kampin e Monopolit ku sipas tij, edhe pse thuhet se ka me mijëra të vrarë, ai në një libër të tij argumenton faktin se deri më tani nuk ka mundur të grumbullojë mbi 20 emra që janë vrarë në këtë kamp.

“Për të gjetur numrin e saktë të të vrarëve duhet të kërkohet nga arkivat e Beogradit të asaj kohe por, për të arritur deri tek ato, tani për tani është e pamundur” tha për Portalb, Xhemaili.

Sipas disa veprave të botuara nga autorët shqiptarë, për këtë masakër jepen të dhëna të ndryshme ku sipas disave numri i të vrarëve është 200, e sipas disave numrin arrin deri në disa mijëra ,por deri më tani, numri i saktë i të vrarëve në këtë masakër mbetet akoma i panjohur.

Më shumë informata ka në këtë link: Tetovarët do të protestojnë për Masakrën e Monopolit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button