NSA ka identifikuar mangësi serioze të programit Windows

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka zbuluar një mangësi serioze të sigurisë në programin operativ Windows të kompanisë Microsoft. Siç njofton Associated Press, agjencia federale amerikane informoi për këtë zbulim kompaninë, në mënyrë që të ndreqë të metën serioze, shkruan VOA.

Kompania Microsoft shpërndau të martën menjëherë një program përditësues për të eliminuar mangësinë në fjalë dhe konfirmoi se problemi ishte zbuluar nga NSA.

Microsoft shtoi se nuk ka parë prova se hakerët mund të kenë shfrytëzuar teknikën e zbuluar nga agjencia amerikane.

Priscilla Moriuchi, ish-punonjëse në pension e NSA dhe ish-drejtuese e operacioneve për Azinë Lindore dhe Paqësorin në këtë agjenci federale amerikane, thotë se ky është një shembull “i rolit konstruktiv” që NSA mund të luajë në përmirësimin e sigurisë globale të informacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button