Wohlers: SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë

Ambasadori amerikan Paul Wohlers në Shkup deklaroi sot se SHBA-të do t’i mbështesin arritjet në Maqedoni në sferën e sigurisë kufitare dhe do të vazhdojnë t’i ndihmojnë vendit me programin e tyre. Ai sot mori pjesë në promovimin e Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska deklaroi se MPB-ja me përgjegjësi është e orientuar drejt implementimit funksional të sistemit të menaxhimit të integruar kufitar.

Ajo shtoi se ky program do të thotë kontroll efikas i kufirit, i cili, nuk do të shkoj në dëm të liberalizimit gjegjësisht mundësimin e qarkullimit sa më dinamik të udhëtarëve dhe mallrave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button