Filluan punimet për ujësjellsin e Reçicës së Vogël

Ka filluar ndërtimi i ujësjellësit, i cili do të furnizojë dy vendbanime të mëdha në Reçicë të Vogël dhe në Reçicë të Madhe lajmërojnë nga Komuna e Tetovës.

Ujësjellësi kap një gjatësi prej 1500 metër, ndërsa do të kushtojë afërsisht 4 milionë e 300 mijë denarë. Me ndërtimin e këtij ujësjellësi prurjet e ujit do të shtohen për 20 litër në sekond dhe realisht banorët e kësaj zone nuk do të kenë më probleme me ujin e pijshëm.

Projekti pritet të përfundojë brenda një muaj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button