Leyen për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut
Ursula Von del Leyen, presidentja e Komisionit Evropian (KE) në Parlamentin Evropian (PE) u shpreh për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).
“T’iu japim miqve tanë në Ballkanin Perëndimor një perspektivë evropiane, duke filluar bisedimet e pranimit. Ata i kryen detyrat e tyre, tani është radha jonë”, tha Del Leyen.
Ajo theksoi se është çështje javësh që Komisioni të paraqes metodologjinë e rë për zgjerim.
Andre Plenkoviç, kryeministri i Kroacisë theksoi se do t’i përkushtohet përparimit të vendeve kandidate me qëlim anëtarësimin e vendeve në BE.
”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, pati deklaruar Plenkoviç.
Më 1 janar, Kroacia mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Finlanda, gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në union.