Ku mbet Burmali Xhamia?

Një ditë pas vënies së gurrëthemelit për ndërtimin e kishës në Qendër të Shkupit, Këshillit Koordinativ te OJQ-ve për rindërtimin e Burmali Xhamisë në Shkup, ngre alarmin, iniciativa ende  është e gjallë. 

Zëdhënësi i këshillit, Ramadan Ramadani, thotë se Qeveria vetëm dislokoi vendit e kishës, dhe se iniciativa e tyre për të pasur Xhami vlen ende.

‘Kisha e planifikuar në qendër të Shkupit i dha vrull iniciativës historike për rindërtimin e Burmali Xhamisë, por kjo iniciative ishte më e vjetër se “ëndrra” e kryeministrit për të pasur një kishë në qendër të Shkupit, një ëndërr irelevante për përpjekjet e vazhdueshme që të rimëkëmbet njëri nga nishanet më të njohura të Shkupit ndër shekuj: Burmali Xhamia. Tani kisha e planifikuar është bërë në vend tjetër prej asaj “ëndrre” por përpjekjet për Burmali Xhaminë kanë marrë karakter rajonal dhe global gjë që artikulohet edhe nga shqiptarët, turqit dhe myslimanet tjerë në Maqedoni. Por edhe nga BFI, nga shoqëria civile bile edhe nga Konferenca Botërore Islamike që kishte më parë një prononcim në lidhje me ketë’ tha Ramadani.

Në Bashkësinë Fetare Islame, Portalb edhe pse tentoi nuk arriti të merr koment në lidhje me vënien e gurrëthemelit të kishës ditë më parë.

Ndryshe vendimi i fundit i Ministrisë për Transport dhe Lidhje i marrë në prill të këtij viti është që në vend të Burmali Xhamisë, të ndërtohet Hotel, dhe ky vend tu jepet biznesmenëve grek.
Vendim ky pas të cilit ngjalli shumë reagime si nga partitë politike, BFI-ja dhe OJQ-të e ndryshme.

Burmali xhamia deri  nëvitin 1925 ishte një nga xhamitë më të mëdha të Shkupit. Ajo u rrënua në vitin 1925 nga okupatorët serb me qëllim që Shkupit ti ndryshohet pamja orientale dhe në vend të saj ndërtoi Shtëpinë e oficerëve, si shenjë dominimi ndaj shqiptarëve që në atë periudhë po jetonin momentet më të vështira pas rënies së Perandorisë osmane./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button