“Makkanabis” apelon që urgjentisht të miratohen ndryshimet e Ligjit për kontrollim të drogave narkotike

“Është e pakuptimtë se si deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk i shohin përfitimet nga puna e industrisë e cila në nivel ditor zhvillohet në botë dhe fiton përmasa gjithnjë e më të mëdha në mjekimin e sëmundjeve të rënda ku mjekësia klasike nuk tregon rezultate të mëdha”, theksoi sot anëtari i Bordit Drejtues të “Makkanabis”, Jane Sevdinski, në lidhje me propozim-ligjin për kontrollim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, njofton Portalb.mk.

Ai ka theksuar se si Shoqatë i ka hedhur poshtë vlerësimet e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së se ligji është i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve dhe se me atë nuk hapet rrugë për manipulim të institucioneve të sistemit, në interes të disa kompanive-prodhuese të kanabisit për përdorim mjekësor.

“Tërësisht në kundërshtim të qëndrimit të VMRO-DPMNE-së, me ligjin do të vendoset kontroll i plotë ndaj prodhuesve, keqpërdorimit dhe përdorimit për qëllime mjekësore të drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe me atë do të mbrohet shëndeti dhe jeta e njerëzve. Pastaj do të mundësohet që prodhuesit vendor të kanabisit për qëllime mjekësore ta eksportojnë në tregjet botërore”, theksoi Sevdinski.

Ai tha se dëmet e prodhuesve të kanabisit për qëllime mjekësore të shkaktuara nga ndalesa për eksportin janë më shumë se 50 milionë euro.

“Nëse nuk miratohen ndryshimet ligjore, më shumë se 740 të punësuar në këtë industri do të mbeten në rrugë, ndërkaq plotësisht edhe shteti do ta humb mundësinë për derdhje të rëndësishme të devizave të cilin do ta sigurojë eksportin e lules së kanabisit për prodhimtari të vajit për qëllime mjekësore”, tha Sevdinski.

Ndryshe, ligji është në procedurë kuvendore. Disa herë është përpunuar, që ka shkaktuar revolt te kompanitë e licencuara të kanabisit, të cilat janë kërcënuar se nëse nuk miratohet ligji i ri, do ta derdhin kanabisin përpara Qeverisë.

Shoqata e prodhuesve të kanabisit mjekësor “Makkabanis” kanë dërguar apel deri te partitë më të mëdha politike në vend që urgjentisht t’i miratojnë ndryshimet e Ligjit për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Nga Shoqata kanë kërkuar që ligji, që është dorëzuar në Kuvend, të miratohet përpara shpalljes së zgjedhjeve, gjegjësisht të marrë status të ligjit i cili miratohet me procedurë të shkurtuar që të mundet të votohet në seancën e radhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button