OKB propozon që Stambolli të jetë kryeqytet i botës

OKB ka bërë një propozim të ri, në lidhje me qendrën e re të botës. 

Zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ftuar udhëheqësit e shteteve në krijimin e një kryeqendre të re botërore, pra të kryeqytetit të botës!

Dhe cili është ky vend? Sigurisht Stambolli!

Richard Falk, thekson se Stambolli, apo Kostandinopoja e dikurshme, plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryeqendra e botës, pasi është “një pikat më të preferuara turistike të botës”, përbën një “vend të sigurt dhe të pranueshëm për t’u zhvilluar aty takimet delikate dhe të ndërlikuara diplomatike në rang botërorë”, si dhe ka fituar vlerësimin e zhvillimit të madh ekonomik dhe politik, në një periudhë kur shumë vende të tjera, edhe pse superfuqi e kanë humbur atë.

Madje, Falk nuk ndalet këtu, ai pretendon se Turqia kombinon dhe paralelizon në harmoni elementin fetar dhe atë laik, duke ia tejkaluar shumë vendeve të tjera, ku situata lë për të dëshiruar./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button