Sheshi i Shkupit me kishë

Kishë në qendër të Shkupit megjithatë do të ketë. Kryeministri Nikolla Gruevski hodhi gurthemelin për rindërtimin e cila fillimisht ishte planifikuar të ndërtohej në sheshin e Shkupit, tash po ndërtohet vetëm disa metra larg sheshit.

 Kryetari i qytetit të Shkupit Vlladimir Todoroviq, tha se toka ku po ndërtohet Kisha ka qenë pronë e shtetit, ndërsa Komuna të njëjtën ia ka dhënë në shërbim Kishës Ortodokse Maqedonase. Todoroviq, nuk din se sa do të kushtojë kjo Kishë, por tha se e njëjta do të ndërtohet me mjete nga fondacioni i formuar për këtë objekt. 

“Komuna Qendër që është përgjegjëse për planet urbanistike, me ndryshimet dhe plotësimet e planit detal urbanistik në këtë lokacion vendosi ndërtimin e Kishës. Toka që është në pronësi të Maqedonisë, i është dhënë në shërbim Kishës Ortodokse Maqedonase, ajo ka filluar me ndërtim, prej kur mori tek ne leje për këtë gjë. Mes tjerash ka një fondacion i formuar nga KOM-i nëpërmjet së cilës do të mblidhen mjete për ndërtimin e kësaj Kishe”, tha Vlladimir Todoroviq, kryetar i Komunës Qendër”. /portalb/ /alsat-m/

Lajme të ngjashme

Back to top button