Michael Jackson: Bille Jean
Kënga: Billie Jean
Muzikanti: Michael Jackson
Albumi: Thriller
Michael Joseph Jackson ishte muzikant, këngëtar, autor, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan nga SHBA-ja. Ai kishte shumë sukses andaj u kurorëzua si Mbreti i Pop muzikës (King of Pop)
Interesante është se Michael ishte një zezak i cili për shkak të sëmundjes së lëkurës kishte filluar të zbardhej dhe i është nënshtruar shumë operacioneve deri sa në fund u bë krejtësisht i bardhë.
Jackson karrierën e filloi së bashku me vëllezërit e tij në grupin Jacskson 5, që në koncertet e para që i mbante ky grup në turne anembanë ShBA-së, Michael përpos zërit u dallua edhe për aftësitë e tij të këndimit dhe vallëzimit.
Me këngën Thriller dhe video klipin përkatës, Michael Jackson bën një revolucion në industrinë e muzikës në SHBA. Influenca më tej përcillet nëpër tërë botën dhe sot e kësaj dite emetohet nga këngëtarët tjerë.
Ai ka thyer shumë rekorde botërore në industrinë e muzikës, mes të cilëve atë të albumit më të shitur të të gjitha kohërave Thriller ( mbi 104 milion ekzemplarë). Krijimtarinë e tij muzikore e kanë vlerësuar lartë edhe festivale të ndryshme të muzikës argëtuese anë e mbanë botës. Ndër to më i njohuri, festivali Grammy Awards, e ka shpërblyer për më se 13 herë.
Për shkak se jetonte në Neverland Ranch i cili ishte një lunapark kishte vizita të shumta të fëmijëve ai dy herë paditet për joshje seksuale të dy fëmijëve të ndryshëm. Në fund të gjykimit, u shpall si i pafajshëm apo u lirua në mungesë të dëshmive nga 10 akuzat e ngritura ndaj tij.
Pak para nisjes së turneut të tij të fundit në Londër, Jackson vdes nga arresti kardiak i shkaktuar nga mbidoza e ilaçeve kundër dhimbjeve që ia kishte dhënë mjeku i tij. Doktori Conrad Murray u shpall fajtor si vrasës i Jackson.
Web sajti zyrtar: Michael Jackson /Portalb