Sot sërish do të takohen Kurti e Mustafa
![Mustafa - Kurti](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2019/12/kurti-mustafa_4220.jpg?fit=520%2C320&ssl=1)
Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.
Kurti e Mustafa janë takuar dy ditët e kaluara, në takime që kanë zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimeve, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.
E tëra çfarë është thënë pas takimeve, janë deklaratat e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se ka lëvizje pozitive dhe dy kryetarët do të takohen sërish, transmeton Top Channel.
Me tone optimiste për takimin e djeshëm është shprehur edhe LVV, e cila përmes një komunikate ka njoftuar shkurt se ka përafrime të qëndrimeve dhe se do të takohen sërish.