Basha: Vendi në krizë të thellë

Ndryshe nga kryeministri Rama që nga Vjena  foli për krizë artificiale, kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se vendi është në krizë të thellë politike dhe përgjegjës është vetë kryeministri, transmeton OraNews.

Basha: Vendi është në krizë të thellë politike. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal. Axhenda ime është ekonomia, demokracia dhe mirëqënia e çdo qytetari.Në funksion të kësaj jemi të gatshëm të hedhim çdo hap të nevojshëm për ti dhënë këtë vit një orë e më parë fund krizës së thellë politike ku e ka zhytur vendin Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar.

Duke folur pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha komentoi edhe debatet e fundit mbi sistemin zgjedhor.

Basha: Cilido sistem të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi.

Sipas Bashës, alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës sipas të cilës jemi të gjithë njësoj, sipas të cilës fajin e ka çdokush përveç atij.

Sa i përket konfliktit SHBA-Iran, kryetari i Partisë Demokratike, pati këtë koment:

Basha: Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministër i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërinë krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button