RMV, sot në mëngjes ka pasur dy tërmete

Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Matematikor-Natyror – Shkup, sot kumtoi se sot në mëngjes në ora 08:00 dhe 08:15 janë regjistruar dy tërmete me epiqendër 77 kilometra në juglindje të Shkupit dhe janë ndjerë në Shtip dhe rrethinë, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, tërmeti i parë ka qenë i fuqishëm 3.1 shkallë, ndërkaq i dyti 2.7 shkallë sipas Rihterit.

“Është ndjerë në vendbanimet në Shtip dhe rrethin me intensitet prej III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane”, informuan nga Observatori Sizmologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button