Lista zyrtare e yjeve nga Shqipëria, Turqia, Italia dhe Greqia që do të luajnë në “Air Albania”

Është zbuluar lista me yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë të cilët do të luajnë në stadiumin “Air Albania”, më 10 janar, transmeton Koha.net.

Disa nga yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”, me të ardhurat që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, te Shqipëria do të jenë emra të mëdhenj, si Cana, Murati, Strakosha, Bogdani, Duro, Raklli, Hasi, Bejqaj dhe Tare.

Gjithashtu edhe tek Italia nuk mungojnë emrat e mëdhenj dhe të njohur, të tillë si Zambrota apo edhe Baggio.

Nuk mungojnë emrat e njohur edhe të Greqisë, me yje si Gekas dhe Panajotis.

Gjithashtu bien në sy edhe shumë emra të njohur nga lista e Turqisë, si Altintop, Ersoj, Karan, Shanli dhe Rushtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button