Në Maqedoni dita-ditës shtohen gjenitë!

Një grua nga Maqedonia me koeficient të inteligjencës 170 dhe një mërgimtar me IQ 168 kanë dërguar kërkesë për pranim në konkursin e punës për këshilltarë në kabinetin e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov.

Sot ministri kishte pres konferencë dhe serish refuzoi të tregojë cili është koeficienti  i inteligjencës së tij. 

Ai theksoi se dita ditës rritet numri i të interesuarve për këtë punë. Gjenitë të cilët do ta këshillojnë ministrin do të paguhen jo më shumë se 50-100 euro.

Dje, në kabinet u paraqit gjeniu i parë. Me gjasë, Maqedonia ka shumë talent të pazbuluar që Todorov synon me ngulm ti zbulojë me konkursin që në sytë e botës doli qesharak. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button