Qeveria nisi të shet pronat e kriminelëve

Shteti do ta shesë përmes ankandit publik pronën e konfiskuar të personave Dragan Daravellski dhe Miodrag Markoviq të cilët në bazë të vendimit të plotfuqishëm gjyqësor nga viti 2007 dhe 2008 e kanë dëmtuar Buxhetin për 103 milionë denarë, gjegjësisht 544 milionë denarë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev sot në konferencë për shtyp njoftoi se vendimin për shitjen e pronës së konfiskuar e ka sjellë Qeveria në seancën e fundit.

“Krahas asaj që me shitjen e pronës së konfiskuar kthehen paratë në Buxhet ato do të mund të përdoren për projekte me interes për qytetarët si shkolla, spitale, pensione dhe paga” theksoi Gjorgjiev.

Krahas pronës së konfiskuar të Daravellskit dhe Markoviqit, në periudhën e ardhshme do të ketë shitje edhe të pronave të konfiskuara të personave të tjerë në bazë të vendimeve të plotfuqishme gjyqësore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button