Shqiptari rreh policin në stacionin e Kisella Vodës

Nënshtetasi shqiptar G.V penalisht do të përgjigjet për sulm mbi person zyrtar gjatë ushtrimit të punëve të sigurisë, informojnë nga MPB.

Sipas policisë, më datën shtatë të këtij muaji rreth orës një të pasnatës G.V  në bulevardin afër “Aleksandar Pallas” është ndalur prej policëve të cilët e vërejtën se është në gjendje të dehur. Pasi panë se është në gjendje tejet të alkoolizuar dhe nuk kishte kurrfarë dokumenti identifikimi, policët e arrestuan.

Polici kujdestar në stacionin e Kisella Vodës derisa shkruante raportin për alkootestimin, G.V filloi ta ofendojë në shqip pastaj edhe në serbisht.

Ndonëse është paralajmëruar për sjelljen e tij, i arrestuari sërish filloi të ofendojë. Poici kur ia dha raportin që ta nënshkruajë, ai në atë moment iu hodh dhe filloi ta rrah duke e grushtuar në kokë.

Siç theksojnë nga MPB, në zyrën hynë dy polic dhe e përmbysën G.V. Me lëndime në kokë dhe trup, polici u transferua në spitalin e qytetit, ndërsa pas sanimit të lëndimeve është dërguar në mjekim shtëpiak. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button