Obama do ta ruajë kontinuitetin drejt Maqedonisë

Edward Joseph, ish përfaqësues i Grupit ndërkombëtar të krizave për Maqedoninë, tani në Qendrën për marrëdhënie transatlantike në Uashington, vlerëson se politika amerikane ndaj Maqedonisë dhe zgjerimit të NATO-s edhe në mandatin e ri të presidentit Barak Obama do të zhvillohet me kontinuitet.

Joseph, vlerëson se edhe gjatë  viteve të shkuara nuk ka pasur ngecje në aktivitetet për zgjerimin e NATO-s.

-Nuk shoh arsye për ndonjë ndryshim dramatik në politikë, dhe nuk besoj se gjatë katër viteve të kaluara puna e zgjerimit, në njëfarë mënyre është ngadalësuar. Ky është proces i cili varet nga një vend kandidat pranë vendit tjetër, është e qartë se çka duhet të bëjë çdo shtet. Për Maqedoninë, të gjithë e kemi të qartë se ku qëndron pengesa, dhe ky është një problem shumë i pafat, thotë Joseph.

Ai vlerëson se zgjedhja për kryeministër e Andonis Samaras, si politikan i cili me politikat e tij nacionaliste në vitet 1990 e ka krijuar problemin rreth emrit të Republikës së Maqedonisë, e vendos në pozitë që të mundet tani të punojë në zgjidhen e kontestit. Sipas Joseph, ajo që Samaras është i fortë për çështjen e Maqedonisë, do të thotë se opinioni grek do t’i besojë nëse ofron zgjidhje, sipas shembullit të presidentit amerikan Riçard Nikson i cili si kritik i njohur i komunizmit ka arritur ta pushtojë rezistencën e normalizimit të marrëdhënieve me Kinën komuniste.

Për çështjen e rritjes së nacionalizmit grek, Xhozef thotë se bashkësia ndërkombëtare mund t’i ndihmojë Greqisë, por se ndryshimi i vërtetë duhet të vijë përbëra./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button