Zeqiri: Qeveria do ta mbyll Portalb dhe të tjerët! (VIDEO)

Deputetët sot njëzëshëm miratuan propozim ligjin për plotësimin e Kodit zgjedhor me të cilin parashihet dekriminalizimi i ofendimit dhe shpifjes. Pjesët për përgjegjësinë qytetare të Ligjit kontrovers të përgatitur nga Qeveria dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë zëshëm u kundërshtuan nga disa organizata që luftojnë për liri të shprehjes në vend.

Ato theksonin se teksti i ligjit është konfuz, lë hapsirë për interpretime të dyfishta si dhe nxit censurën.

Deputeti Zeqiri sidomos ngriti zërin për nenin 11, me të cilin rrezikohen portalet e internetit, mes të cilave edhe Portalb.

“Me këto ndryshime, pikërisht në nenin 11 për përgjegjësi të provajderëve për përgjegjësi për shërbime të internetit vendoset cenzurë në portalet informative. Ashtu si ju shkruani, edhe unë shkruaj për shumë portale si Almakos, Portalb, Tetova1, Zhurnal. Dhe tash me këtë dispozitë ligjore do të thotë ne do të kemi mundësi që të shohim portale të mbyllura në Republikën e Maqedonisë” – tha Zeqiri./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button