(Video) Rrahje në Parlamentin e Moldovës

Deri tani u mësuam të shohim rrahje në Parlamentin e Ukrainës, por përleshja më e re vjen nga Kuvendi i Moldovës. Rrahjes së deputetëve i paraprinë sharjet dhe ofendimet e ulta personale. 

Aleksandar Kimbrikijuk nga Partia Liberale Demokratike, e cila është pjesë e koalcionit qeverisës, e shtyu Jurij Muntean nga Partia Komuniste, për shkak se gjoja ai e shau.

Muntean ia ktheu me një shuplakë, ndërsa “rrahësit” i ndanë kolegët dhe nuk lejuan eskalimin e gjendjes. Tensionet ngjanë derisa në Parlament debatohej për shpenzimin e parave shtetërore./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button